Projektet

 

Komunitetit I Mozillas prodhon shume softuerë dhe vepron si një inkubator për ide të reja, si një mënyrë për të çuar përpara misionin e tonë të ndërtimit të një interneti më të mirë.


Aplikacionet e Mozilla’s

Këto aplikacione janë zhvilluar nga komuniteti Mozilla dhe kodi i tyre është I hapur dhe mund ta merni në mozilla.org


Firefox për Desktop

Shfletuesi Web Firefox®, i vlerësuar me çmime, ka sigurinë, shpejtësinë dhe veçori të reja që do të ndryshojnë mënyrën se si e përdorni Web-in. Mos e ndërroni me gjë tjetër më pak se kaq.


Firefox për Celular

Duke shtuar Firefox®-in te celulari juaj, mund të shihni përmbajtje Web të pasur dhe të shijoni veçoritë e parapëlqyera të Firefox-it kudo që të jeni.


Thunderbird

Shijoni email të sigurt, të shpejtë dhe të lehtë, në stil Mozilla. Klienti për email, Thunderbird®, përfshin filtra të mençur për mesazhe të pavlerë, kërkim të fuqishëm dhe dukje të pesonalizueshme.


SeaMonkey

SeaMonkey® është një zbatim i llojit të-gjitha-në-një, i njohur dikur si “Suita e Zbatimeve Mozilla”, që përmban një shfletues web, një klient për email dhe grupe lajmesh, një përpunues HTML-je, dhe mjete zhvillimi web, si edhe një klient fjalosjesh IRC.


Lightning dhe Sunbird

Lightning është një zgjerim i njohur, për administrim kalendarësh, planifikimesh dhe punësh që duhen bërë. Sunbird® është një zbatim ndërplatformësh që sjell te kalendari juaj lehtësinë e përdorimit në stil Mozilla.


Camino

Camino® është një shfletues Web i optimizuar për Mac OS X me një ndërfaqe Cocoa për përdoruesin, dhe me mekanizmin e fuqishëm Gecko për vizatimin e faqeve. Është shfletues i thjeshtë, i sigurt dhe i shpejtë për Mac OS X.


Projektet Mozilla Drumbeat

Drumbeat është një bashkësi moxillianësh që përdorin teknologji web në rrugë të reja, për të kuptuar, për të marrë pjesë dhe për ta marrë në dorë jetën e tyre online.


Universal Subtitles

Universal Subtitles është një projekt software dhe bashkësi online që po krijon mjetin më të thjeshtë në botë për titrime, që ta bëjë titrimin e videove të lirë, zbavitës dhe të hapur për këdo.


WebMadeMovies

WebMadeMovies është një laborator i hapur dhe studio prodhimi videosh që sjell tok prodhuesit e filmave dhe zhvilluesit web më risorë të botës për të treguar se ç’mund të bëjë videoja e hapur.

Shihni më tepër projekte Drumbeat…


Eksperimente nga Mozilla Labs

Mozilla Labs është një vend ku njerëzit vijnë për të krijuar, eksperimentuar dhe provuar risi dhe teknologjia të reja Web.


Raindrop

Misioni i Raindrop-it: ta bëjë të pëlqyeshëm pjesëmarrjen në bashkëbisedime me personat të cilët i keni të afërt, qoftë kur këto bashkëbisedime bëhen përmes email-it, në Twitter, në blogun e një shoku ose si veprimtari në një site rrjeti shoqëror.


Skywriter

Mozilla Skywriter (dikur nën emrin e koduar Bespin) është një përpunues i shpejtë, i personalizueshëm, për programuesa, i shkruajtur për shfletuesit web modernë që ju lejon të programoni nën një strukturë reje.

Shihni më tepër eksperimente Mozilla Labs…


Mjete Zhvilluesi Mozilla

Bashkësia Mozilla prodhon nëj numër mjetesh të përdorur për zhvillim programesh.


Bugzilla

Bugzilla™ është një sistem për ndjekje të metash, i hartuar për të ndihmuar ekipet e ndryshme të administrojnë zhvillimin e software-eve. Këtë mjet të fuqishëm e përdorin qindra organizma anembanë globit, për organizim dhe komunikim të efektshëm.

Firebug

Firebug-u është mjeti për zhvillim web më popullor dhe më i fuqishëm në botë, që ju lejon të mbikëqyrni, diagnostikoni, analizoni, dhe të gjëra të tjera, drejt e te shfletuesi juaj.


Zbatime me Bazë Mozilla

Këto zbatime janë ndërtuar nga individë dhe organizma duke përdorur teknologji Mozilla. Nëse do të donit të sugjeronit zbatime të tjera për t’i përfshirë këtu, ju lutem na e bëni të ditur.


Instantbird

Instantbird është një klient Mesazhesh të Atypëratyshme shumëprotokollësh që përdor mekanizmin grafik të Mozilla-s dhe Pidgin libpurple. Përmes tij mund të lidheni me krejt llogaritë tuaja të ndryshme MA.


Snapstick

Snapstick ndërthur lehtësinë e gjetjes së gjërave të reja që nga laptopi juaj, tableti ose smartfoni me kënaqësinë e të parit të tyre në një ekran të madh TV-je.

Shihni më tepër zbatime me bazë Mozilla…


Teknologji Mozilla

Bashkësia Mozilla prodhon një larmi teknologjish të ndryshme që mund t’i marrë lirisht kushdo për përdorim, persona ose organizma, në produktet e tyre.


Gecko

Gecko është një mekanizëm skicimi që lexon lëndë web, të tillë si HTML, CSS, XUL, dhe JavaScript dhe e rikrijon atë në ekranin e përdoruesit. Në zbatime me bazë XUL, Gecko përdoret për të vizatuar gjithashtu edhe ndërfaqen e përdoruesit.


XULRunner

XULRunner ofron një mjedis për zhvilluesit që të krijojnë zbatime me bazë XUL, të tilla si Firefox-i dhe Thunderbird-i. Ai ofron një mekanizëm për instalim, përditësim dhe çinstalim zbatimesh.

Shihni më tepër teknologji Mozilla…


Projekte të Arkivuara

Mozilla ka krijuar software që prej kohës kur lindi bashkësi më 1998, por disa nga projektet nuk kanë vazhduar më.

Minimo
Minimo

Minimo qe një përpjekje e hershme për të ndërtuar një shfletues për pajisje celulare. Puna për të ndali më 2007 dhe pa vonesë nisi projekti Firefox për Celular.

Mozilla Suite
Mozilla Suite

Mozilla Suite përmblidhte grupin e zbatimeve që qenë hedhur në qarkullim në fillim të projektit Mozilla. Puna për të ndali më 2006 kur Mozilla e kaloi vëmendjen te projektet Firefox dhe Thunderbird.

Komentet janë të mbyllura.