Parti i Lansimit të Mozilla Firefox 4

e Premte, 8 Korrik, 2011 në ora 23:09 nga Altin

Komuniteti i Mozillas për Kosovë me FLOSSK dhe Universitetin Amerikan të Kosovës "AUK" më datën 15.Prill.2011 për herë te parë në Kosovë mbajtën Mozilla Firefox 4 Release Party në Prishtinë.

Kjo ngjarje u mbajt në njërën ndër sallat e Universiteti ku në dispozicion na u ofruan 4 projektorë dhe poashtu edhe u mundësua livestreaming nga 4 kamera…
Firefox 4 Release Party ne Kosovë nuk shkoi huq, për kundrazi aty morën pjesë më shumë se 50 participant të cilët patën rastin të informohenish me risitë e këti ueb shfletuesi.

Sipas planit te ditës në këtë ngjarje u bënë edhe disa prezantime nga Taulant Ramabaja rreth:

  • Firefox 4
  • HTML 5 ne FX4
  • CSS3 etj

Ndërsa sa i përket vetë partit, të pranishmit u shërbyen me ushqim dhe patën rastin të mernin materiale nga Mozilla Firefox 4 si stikerë të ndryshëm, butona, qanta etj.
Si përfundim të gjithë u ndanë të kënaqur e sidomos ekipi organizues i Mozilla Kosovës pasi që kjo ngjarje u regjistrua si ndër më të mëdhatë në Ballkan sa i perket Firefox 4 Release Party, dhe ishte një aritje e lartë si komunitet i ri në Mozillia.

Për ti parë fotot e kesaj ngjarjeje: Kliko Ketu

Lini një koment:


Kjo pyetje është për testim nëse ju jeni një vizitor njeri dhe për të parandaluar aplikimet e automatizuara spam.
Çfarë kodi ndodhet në imazh?: